Ballina Lajme nacionale Presioni i SHBA, Albin Kurti pa aleat për heqjen e kushtëzuar të...

Presioni i SHBA, Albin Kurti pa aleat për heqjen e kushtëzuar të taksës

27
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kryeministri Albin Kurti nuk ka ndonjë aleat për ta çuar përpara planin e tij për heqjen graduale të tarifës prej 100 për qind ndaj mallrave me origjinë nga Serbia. Në opozitë ka parti që kanë paralajmëruar edhe protesta në rast se hapet tregu ndaj fqinjit verior, ndërsa Lidhja Demokratike që është aleate kryesore e Kurtit në qeveri, por edhe presidenti Hashim Thaçi e edhe Shtetet e Bashkuara kanë këmbëngulur që tarifa të hiqet menjëherë dhe pa ndonjë kusht, meqë vetëm kështu konsiderojnë se mund të krijohen rrethanat për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi, shkruan sot “Koha Ditore”.

Më herët, kreu i Qeverisë prezantoi qëndrimin 7-pikësh, sipas të cilit nga 15 marsi duhet të hiqet tarifa për lëndën e parë. Si përgjigje ndaj vendimit, ai tha se Serbia duhej të zotohej për ndërprerje të fushatës për çnjohje të Kosovës dhe të nisë eliminimin e barrierave tregtare jotarifore.Nëse pala serbe do të dëshmonte përkushtim të mirëfilltë, sipas planit të Kurtit, nga 1 prilli do të hiqej tërësisht tarifa, për një periudhë prej 90 ditësh. E, në rast se nuk do ta bënte këtë, atëherë Qeveria me fillim nga 1 prilli do të niste me implementimin e reciprocitetit. Sipas Kurtit, nëse do të mungonte reflektimi, nga 15 qershori do të kthehej tarifa dhe veç kësaj do të vazhdohej me reciprocitetin.

---- ----
----
-----
-----