Ballina Lajme Bota/Rajoni Presidentja e përkohshme Vjosa Osmani zhvillon sot vizitën e parë zyrtare në...

Presidentja e përkohshme Vjosa Osmani zhvillon sot vizitën e parë zyrtare në Shqipëri, zbardhet axhenda

41
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Presidentja e përkohshme, njëkohësisht edhe Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani do të zhvillojë vizitën e parë zyrtare në Shqipëri ditën e sotme.

Vizita do të zgjasë dy ditë, deri më datën 18 dhjetor.

Osmani përgjatë këtyre dy ditëve do të zhvillojë një sërë takimesh mes të cilëve me Presidentin Meta, kryeparlamentarin Ruçi, kryeminisrin Rama, kryedemokratin Bashën dhe Berishën.

Ja axhenda:

– Të mërkurën (16 dhjetor), në orën 13:30, Presidentja Osmani do të bëjë nderime te memoriali i Gjergj Kastriot Skënderbeut në qytetin e Lezhës.

-Në orën 15:30, Presidentja do të pritet me ceremoni shtetërore nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Ndërsa, në orën 17:00, do të mbajnë konferencë të përbashkët për mediat.

– Të enjten (17 dhjetor), në orën 09:30 Presidentja Osmani do të takohet me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi. (Vendi: Zyra e Kryetarit të Kuvendit, Kryesia e Kuvendit përballë godinës se Kryeministrisë).

– Në orën 10:15, do të bëjë nderime dhe do të vendosë kurorë lulesh te Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.

-Në orën 12:30, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do të mbajë fjalim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.

-Në orën 16:00, të takohet me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.

Të premten (18 dhjetor), në orën 10:00, Presidentja Osmani do të takohet me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. (Vendi: Selia e PD-së).

Në orën 11:00, në Bashkinë e Tiranës do të takohet me kryebashkiakun Erion Veliaj, ku do të mbahet edhe ceremonia e dorëzimit të Çelësit të Qytetit.

-Në orën 11:45, Presidentja Osmani do të ketë takim me ish-kryeministrin, Sali Berisha.

Osmani aktualisht mbaj postin e Presidentit të përkohshëm të Kosovës pas dorëheqjes së Hashim Thaçit.

---- ----
----
-----
-----