Ballina Lajme Bota/Rajoni Presidentja e KE poston videon si evropianët duhet të lajnë duart

Presidentja e KE poston videon si evropianët duhet të lajnë duart

15
SHPËRNDAJE

Presidentja e Këshillit të Europës, Ursula Von der Leyen ka publikuar një video duke larë duart. Ajo është xhiruar në një tualet, teksa ndjek të gjitha hapat e vendosura nga OBSH-ja për të mabjtur larg koronavirusin.

Madje këndon dy herë në gjermanisht këngën e ditëlindjes. Sipas ekspertëve, koha gjatë së cilës duhen lartë duart është sa të këndosh 2 herë rrjesht këngën, që shkon pak a shumë 25 sekonda.

Edhe mjekët thuajse në të gjithë botën kanë dhënë të njëjtat këshilla për larjen e duarve dhe kujdes të madh për higjienën personale.

Në video, presidentja e KE duket njëlloj si Rama, që ditën e parë bëri të njëjtën gjë për të ndërgjegjësuar popullsinë.

-----