Ballina Lajme nacionale Presidenti Thaçi mërzitet për vdekjen e Albert Rohan

Presidenti Thaçi mërzitet për vdekjen e Albert Rohan

39
SHPËRNDAJE

Diplomati austriak, Albert Rohan ka ndërruar jetë sot.

Presidenti Hashim Thaçi thotë ta ketë mërzitur vdekja e ish-zëvendësndërmjetës i Kombeve të Bashkuara, Albert Rohan, i cili u angazhua gjatë kohës kur po zgjidhej çështja e statusit të Kosovës.

Thaçi ka shkruar në Facebook pas lajmit se Rohan vdiq në moshën 93-vjecare në Vjenë.

Presidenti thotë se diplomati austriak ka kontribuuar shumë në vendosjen e paqes në rajon.

“Më pikëlloi vdekja e mikut tim dhe të Kosovës, ambasadorit Albert Rohan. Si negociator në dialogun për statusin e Kosovës dhe si diplomat austriak, Albert Rohan kontribuoi shumë për vendosjen e paqes në rajonin tonë. Do ta ruajmë kujtimin për të si një diplomat shembullor, që bëri shumë për popullin e Kosovës. HTH”, ka shkruar Thaçi.