Ballina Lajme nacionale Presidenti Thaçi akuza të forta ndaj Albin Kurtit: Deklaratën kërcënuese e shkroi...

Presidenti Thaçi akuza të forta ndaj Albin Kurtit: Deklaratën kërcënuese e shkroi vetë

41
SHPËRNDAJE

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka hedhur akuza të forta drejt kryeministrit në detyrë Albin Kurti, duke thënë se deklarata e “Gardës Vullnetare Shqiptare” është shkruar nga ai vetë në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Deklarata e Gardës Vullnetare shqiptare u shkrua nga vetë Kurti dhe në selinë e partisë së tij. Gjithcka buron nga selia e partisë së tij, nga ai personalisht dhe njerëzit për rreth tij”, ka thënë Thaçi. Policia e Kosovës that ë mërkurën se po heton pretendimet për kërcënime ndaj kryeministrit.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në këtë institucion pohoi për REL se është në fazën e hetimit dhe grumbullimit të informacioneve dhe se të gjitha veprimet janë duke marrë në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Speciale. Të martën Kurti tha se ishte kërcënuar nga  “Garda Vullnetare Shqiptare”.

Në shkresën e kësaj të fundit, të publikuar nga Kurti, Lëvizja Vetëvendosje konsiderohej organizatë kriminale, e thuhej se pas informatave për organizim të protestave në Prishtinë në 29 maj, njësite e Gardës “do të jenë gjithandej dhe ku do të paraqitet nevojë do t’i dalim në mbrojtje vendit”.