Ballina Lajme nacionale Presidenti serb: Ndërkombëtarët dhanë para kundër Listës Srpska

Presidenti serb: Ndërkombëtarët dhanë para kundër Listës Srpska

15
SHPËRNDAJE

Vuҫiq ka thënë se ndërkombëtarët kanë dhënë para kundër Listës Srpska.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë akuza të rënda ndaj korit diplomatik në Kosovë, duke thënë se ata dhanë para në kafene dhe zyra për serbët, në mënyrë që ata të garojnë kundër Listës Serbe.

E kësisoj, sipas tij, “edhe kundër interesave të Serbisë”, derisa ka shtuar bindjen se “kjo vetëm se do t’i bëjë edhe më të bashkuar serbët”.

Vuçiq nuk ka përmendur emra se për kë e ka fjalën konkretisht, por vetëm ka thënë se janë përfaqësues të huaj.

“Përfaqësuesit e huaj në kafene dhe zyra të ndryshme ofruan para para serbëve për t’i bindur të garojnë kundër Listës Serbe, në zgjedhjet e 6 tetorit”, ka thënë Vuçiq, përcjell Tanjug, transmeton Koha.net.

Duke vlerësuar se “kjo do t’i bashkojë më tej serbët dhe se Lista Serbe do të fitojë bindshëm”, Vuçiq pyeti “se si mund të pritet që dikush që merr para nga ambasadat e huaja, të mbrojë interesat e Serbisë”.

-----