Ballina Lajme Bota/Rajoni Presidenti kinez: Kina arriti të fitojë luftën me varfërinë

Presidenti kinez: Kina arriti të fitojë luftën me varfërinë

13
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Kina arriti ta fitojë luftën me varfërinë. Kjo ishte deklarata më e fundit e presidentit të vendit Xi Jinping gjatë një ceremonie të mbajtur në sallën e popullit që mbyll edhe fushatën e nisur 8 vite më parë, me në qëndër nxjerrjen nga varfëria të familjeve kineze.

Në shifra konkrete, tha ai, Kina ka shpenzuar 246 miliardë dollarë gjatë këtyre viteve në fushatën e përqëndruar duke nxjerrë nga varfëria mbi 10 milionë persona në vit, për një total prej 98,99 milionë njerëzish.

“Kjo është fitore shembullore për rolin tonë’’, përfundoi presidenti kinez.

Ndërkohë, si rezultat i menaxhimit të situatës, ndryshe nga ekonomitë e tjera të mëdha, Kina ka shmangur recesionin ekonomik në vitin 2020 dhe, madje, pritet të ketë rritje për 2% këtë vit. Kjo i dha përparësi në luftën e saj tregtare me Shtetet e Bashkuara, ndërkohë eksportet u rritën në mënyrë rekord.

---- ----
-----