Ballina Lajme nacionale Presidenti Joe Biden i shkruan Vjosa Osmanit: SHBA mbështet dialogun Kosovë-Serbi

Presidenti Joe Biden i shkruan Vjosa Osmanit: SHBA mbështet dialogun Kosovë-Serbi

14
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Shtetet e bashkuara të Amerikës do të ndihmojnë me vaksina Kosovën. Njoftimin e ka dhënë vetë presidentja Vjosa Osmani e cila ka marrë një letër nga presidenti i SHBA Joe Biden.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë theksuar se me shtimin e vaksinave, ekipi i tij do të jetë në kontakt me presidenten për sigurimin e dozave sa më shpejt.

Presidenti flet dhe për dialogun me Serbinë dhe shpreson në marrëveshjen gjithëpërfshirëse që duhet të përqendrohet në njohjen reciproke mes dy vendeve.

Në letër Bajden përmend edhe raportin personal të familjes së tij me Kosovën, I biri ka shërbyer në forcat paqeruajtëse amerikane gjatë luftës.

Letra e presidentit amerikan vjen pas kërkesës për mbështetje në sigurimin e vaksinave, që Vjosa Osmani i drejtoi ekipit të tij në datën 19 mars.

Kosova ende nuk ka filluar vaksinimin masiv. Aktualisht po vaksinohen kategoritë në nevojë. Pak ditë më parë, qeveria e Albin Kurtit refuzoi ndihmën e ofruar nga kryeministri Edi Rama për vaksinat kineze./abcnews.al

The post Presidenti Joe Biden i shkruan Vjosa Osmanit: SHBA mbështet dialogun Kosovë-Serbi appeared first on Abc News.

---- ----
-----