Ballina Sport Presidenti i La Ligas: Mund të bllokohet kalimi i Griezmann te Barça!

Presidenti i La Ligas: Mund të bllokohet kalimi i Griezmann te Barça!

14
SHPËRNDAJE

Kalimi i Antonie Griezmann nga Atletico Madrid-i te Barcelona mund të bllokohet.

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, ka folur në lidhje me kërkesën e Atletico Madrid-it për të anuluar transferimin e sulmuesit francez drejt “Camp Nou”.

Kryeqytetasit pretendojnë se marrëveshja mes palëve është arritur para datës 1 korrik kur klauzola e francezit nga 200 milionë euro ulej në 120 milionë euro.

“Mund të bllokojmë transferimin e Griezmannit.

“La Liga duhet të vendosë se çfarë vendimi të marrë. Atletico akuzon Barcelonën për kalimin e Griezmann-it në Katalunja. Ka një ekip që është vënë në lëvizje për të kuptuar dhe marrë vendimin në lidhje me çështjen”, – tha Tebas

The post Presidenti i La Ligas: Mund të bllokohet kalimi i Griezmann te Barça! appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

-----