Ballina Lajme Bota/Rajoni Presidenti i Kinës Xi e pranon: Jemi në krizë, një sprovë e...

Presidenti i Kinës Xi e pranon: Jemi në krizë, një sprovë e madhe për ne

40
SHPËRNDAJE

Epidemia e koronavirusit është emergjenca më e madhe shëndetësore në historinë e Kinës, që nga themelimi i sistemit komunist më 1949 deri më sot”, kjo është deklarata e bërë nga presidenti i Kinës Xi Jinping, gjatë një video-konference me 170 mijë funksionarë shtetërore qendrorë, vendorë dhe ushtarakë.

Kjo video-konferencë u bë me qëllimin e vetëm për të koordinuar përgjigjen e shtetit.

Ai u shpreh se Kina duhet që të nxjerrë mësim nga mangësitë e dala gjatë përgjigjes ndaj kësaj krize shëndetësore. Një pranim i tillë i dështimit është shumë i rrallë nga ana e liderit të Kinës, fuqisë së dytë ekonomikë të planetit.

Në Kinë si pasojë e epidemisë kanë humbur jetën 2400 persona dhe janë infektuar rreth 70 mijë të tjerë.

“Kjo është një krizë, një sprovë e madhe për ne”, tha presidenti Xi.