Ballina Lajme nacionale Presidenti i Francës paralajmëron takim mes Kosovës dhe Serbisë

Presidenti i Francës paralajmëron takim mes Kosovës dhe Serbisë

19
SHPËRNDAJE

Është paralajmëruar organizimi i një takimi mes Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron gjatë konferencës së tij për media në Beograd ka folur për Kosovën dhe Serbinë.

Ai ka paralajmëruar se së shpejti do të organizoj një takim mes udhëheqësve serb dhe lidershipit kosovarë.

Po ashtu ai ka theksuar se pjesë e takimit do të jetë edhe kancelarja, Angela Merkel.

“Ne ishim shumë të sinqertë në komunikim. Unë do të organizojë një takim mes ju, kryeministren e Serbisë, lidershipin e Kosovës dhe kancelarën Merkel. Franca dëshiron një marrëveshje. Serbia dhe Kosova janë vende evropiane dhe ne duam që t’i përkthejmë këto fakte.”, ka thëne ai.

Ai falënderoj Serbinë për ndihmën e dhënë për ri-ndërtimin e ‘Notre Damit’.

-----