Ballina Sport Presidenti i FIFA-s Infantino: Nuk rrezikojmë jetët e lojtarëve, do ndihmojmë klubet

Presidenti i FIFA-s Infantino: Nuk rrezikojmë jetët e lojtarëve, do ndihmojmë klubet

12
SHPËRNDAJE

Presidenti I FIFA-s, Gianni Infantino deklaroi se asnjë kompeticion nuk do të rifillojë, pa pasur garanci 100% për shëndetin e lojtarëve. Ai theksoi se qeveria botërore e futbollit do të ndihmojë klubet në këtë situatë të vështirë.

“Sigurisht që të gjithë duam të rikthehet futbolli, por mbi të gjitha është siguria e jetëve njerëzore. Asnjë kompeticion dhe asnjë ndeshje nuk është më e rëndësishme se jeta e një personi të vetëm, ndaj do të rifillojmë vetëm kur të jemi 100% të sigurt për shëndetin e lojtarëve. Nëse do të duhet të presim akoma, do ta bëjmë pa hezitim”, tha Infantino.

Ndërprerja e futbollit pritet t’u shkaktojë humbje të mëdha klubeve të futbollit në mbarë botën, por Infantino jep garanci se institucioni që ai drejton, do t’u vijë në ndihmë të gjithëve, nëpërmjet programeve të veçanta.

“Po punojmë për të mbështetur të gjithë klubet që ta kalojnë sa më lehtë këtë situatë, pasi dihen pasojat që ka shkaktuar. Po studiojmë mundësinë si mund tët ndërhyjmë dhe t’i ndihmojmë klubet në mënyrën më efektive të mundshme dhe do ta bëjmë diçka të tillë shumë shpejt”, tha numri një i qeverisë së futbollit në botë.

-----