Ballina Lajme nacionale Presidenti fton partitë politike për konsulta pas dorëheqjes së kryeministrit

Presidenti fton partitë politike për konsulta pas dorëheqjes së kryeministrit

24
SHPËRNDAJE

Pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj, vendi pritet të shkoj në zgjedhje të parakohshme.

Caktimi i datës së zgjedhjeve do të jetë kërkesa kryesore e partive politike në konsultat me presidentin Hashim Thaçi, të cilat do të marrin start gjatë kësaj jave.

Deklarativisht të gjitha subjektet thonë se i kanë kthyer sytë nga zgjedhjet e reja. Por kanë dallime për rrugën që duhet ndjekur deri në mbajtjen e tyre, shkruan sot “Koha Ditore”.

Derisa në PDK kanë thënë se presin epilogun e konsultave të presidentit dhe se janë për dakordim të datës me partitë e tjera, Lidhja Demokratike, Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kërkojnë biseda vetëm për caktimin e datës së zgjedhjeve. Nëse presidenti i zvarrit konsultat, VV-ja ka paralajmëruar nismë për shpërndarjen e Kuvendit.

Skenari i shmangies së zgjedhjeve, duke caktuar një mandatar tjetër për kohën e mbetur, do të tentohet të vihet në opsion nga presidenti. Kjo është rruga kushtetuese të cilën duhet ta ndjekë presidenti pas dorëheqjes së kryeministrit Haradinaj. Përfaqësues ligjor i koalicionit PDK-AAK-Nisma-AKR është kryeparlamentari Kadri Veseli. Kushtetuta e obligon presidentin që për mandatarin tjetër t’i konsultojë të gjitha partitë.

-----