Ballina Lajme nacionale Presidenti e zhagitë punën e zgjedhjeve

Presidenti e zhagitë punën e zgjedhjeve

16
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, vendi pritet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Partitë politike duan zgjedhje të parakohshme, por presidenti nuk i ka ftuar ende në konsultime

Ka dy ditë që Presidenti Thaçi ka pranuar letrën e dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj.

Por, ndonëse një gjë e tillë ka ndodh, deri me tani nuk është vërejtur asnjë veprim i presidentit, rreth situatës së krijuar.

I pari i vendit , ende nuk ka ftuar në takim partitë politike, për t’u konsultuar rreth mandatimit të një kandidati të ri për kryeministër, apo edhe shkuarjes në zgjedhje të parakohshme.

Se një ftesë për konsultime nuk e kanë pranuar, e thonë pozitë e opozitë.

Ndonëse janë në pushtet Partia Demokratike e Kosovës, po presin që sa më shpejt të ftohen nga presidenti për konsultime.

Por, edhe nga kjo parit thonë se duan të shkojnë në zgjedhje të parakohshme.

‘Ende s’kemi pranuar ftesën nga Presidenti për konsultimet që parashihen sipas nenit 95 të Kushtetutës. Presim që të ftohemi si udheheqës të koalicionit apo si parti politike sa më parë. Fokusi ynë është tek përgatitjet për zgjedhje të parakohshme’, ka treguar Memli Krasniqi, nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës

Edhe AAK’ja e Haradinajt është e vendosur për zgjedhje.

Nënkryetari i kësaj partie, Pal Lekaj tha sot se zgjedhjet duhet të mbahen në afat prej 45 ditësh.

‘Ne e kemi bë të qrtë që vendi duhet të shkojë në zgjedhje për 45 ditë. Por është kompetenca e presidentit që ta caktojë datën dhe ne nuk jemi që zgjasim më tutje’.

Ndërkohë, deri me tani ndonjë ftesë nga i pari i shteti nuk kanë marr as opozita.

Këtë e konfirmon zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës Besian Mustafa.

Kjo parti që është më e madhja në opozitë, është kundër çdo qeverie teknike, dhe fokus i ka zgjedhjet e jashtëzakonshme.

As Partia Socialdemokrate, nuk ka pranuar ftesë nga Thaçi deri më tani.

Sidoqoftë, nga kjo parti thonë se janë duke punuar për zgjedhje.

T7 ka tentuar të marrë një përgjigje nga Presidenca në lidhje me atë se kur presidenti do thërras në takim partitë, për konsultime.

Por, të njëjtit nuk janë përgjigjur.

---- ---- ----
-----