Ballina Lajme nacionale “Presidenti dhe ish-kryeministri do shkojnë në burg”, po Rama? Ja si përgjigjet...

“Presidenti dhe ish-kryeministri do shkojnë në burg”, po Rama? Ja si përgjigjet ai

8
SHPËRNDAJE

Analisti Agron Gjekmarkaj në emisionin Real Story, pyeti kryeministrin Rama se si është e mundur që nuk ka frikë nga Reforma në Drejtësi, pasi edhe emri i tij ka qenë i përfshirë në disa skandale.

Pyetja erdhi në kontekstin e kërcënimeve që kryeministri ka bërë ndaj Presidentit, ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryedemokratit Lulzim Basha se do të përfundojnë në burg kur të hapen bisedimet me BE-në.

“Je ne politike me poste që nga ‘98. Gjithë këto ditë keni akuzuar Bashën, Ramën, Meten që kanë frikë nga Reforma ne Drejtësi. Pse ju qe keni 22 vite jeni kaq i qete, silleni si i pa korruptuar, kur dihet se ata (përfaqësuesit e opozitën) janë në rrugë nuk kanë imunitet”, pyeti Gjekmarkaj.

“E para e punës, unë nuk luftoj me individ me superioritet moral, pra kur thonë gjithë politikanet janë njësoj, jo nuk janë te gjithë njësoj. Është fakt, nuk është diçka qe nuk e imagjinoj, që këta njerëz janë të frikësuar nga reforma sepse ata kanë qënë kunder dhe kanë tentuar ta sabotojnë. I morën zvarrë amerikanët dhe erdhën atje e votuan të gjithë në parlament. Nëse hapen negociatat, fillon llogaridhënia para Bashkimit Europian për Reformen në Drejtësi”, deklaroi Rama pa dhënë një përgjigje konkrete.

-----