Ballina Lajme Bota/Rajoni Presidenti brazilian refuzon vaksinën anti-Covid: Ndoshta ia bëj qenit tim

Presidenti brazilian refuzon vaksinën anti-Covid: Ndoshta ia bëj qenit tim

37
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro ka deklaruar të enjten në mbrëmje se ai nuk do të vaksinohet kundër koronavirusit, duke shprehur skepticizëm ndaj programeve të vaksinimit.

Në deklaratat e transmetuara drejtpërdrejt në platforma të shumta të mediave sociale, udhëheqësi i krahut të djathtë shtoi se Kongresi nuk kishte gjasa të kërkonte që brazilianët të bënin një vaksinë.

----

Brazili ka numrin e dytë më të lartë të vdekjeve nga koronaviri në botë, dhe pavarësisht se dhe vetë Bolsonaro ka qenë i infektuar në korrik ka qenë skeptik lidhur me seriozitetin e pandemisë.

“Po ju them, nuk do ta marr. Është e drejta ime”- tha ai, citon Reuters.

Bolsonaro gjithashtu shprehu skepticizëm mbi efektivitetin e mbajtjes së maskave, duke nënkuptuar se kishte pak prova përfundimtare të efektivitetit të maskave në ndalimin e transmetimit të virusit.

Presidenti Bolsonari ka thënë vazhdimisht se brazilianëve nuk do t’u kërkohet të vaksinohen kur një vaksinë e koronavirusit të bëhet e disponueshme. Në tetor, ai madje bëri shaka në “Twitter” se vaksinimi do të kërkohej vetëm për qenin e tij.

----- ----