Ballina Lajme nacionale Preshevarët të fyer e kërcënuar në Gjilan Nga njerëzit e Lutfi Hazirit

Preshevarët të fyer e kërcënuar në Gjilan Nga njerëzit e Lutfi Hazirit

494
SHPËRNDAJE

Që nga viti 2017, unë me lëvizjen politike në të cilën angazhohem, filluam të kundërshtojmë qeverisjen e pushtetit të Gjilan i cili kultivonte urrejtjen ndaj banorëve të dëbuar nga Kosova Lindore që jetojnë në Gjilan.

Filluan sulmet ndaj kryetarit të LQV-së Kushtrim Kadriut dhe ndaj anëtarëve të Lëvizjes Qytetare Vatra. Sulmet filluan të bëhen publike edhe nga zyrtarë të ndryshëm. Pas vitit 2017 Lutfi Haziri e kultivoi edhe më shumë këtë urrejtje. Ne reaguam në vazhdimësi ndaj këtij fenomeni të turpshëm, e si kundërpërgjigje kryetari i komunës e largoi nga pozita e drejtorit të Zyrës për Preshevë Flamur Jonuzin, edhe pse ai kishte treguar performancë të lartë në punën e tij dhe ishte vlerësuar si më i suksesshmë i kësaj zyre. Pastaj nisën me presione ndaj Kushtrim Kadriu duke i nxjerrur telashe në punën tijë si shërbyes civil me qëllim largimin tijë nga puna. Duke qenë ne si lëvizje zë opozitar në Gjian, Lutfi Haziri po i nxitë aktivistët e partisë së tij të na fyejnë e të na kërcënojnë madje edhe me jetë. Si psh:Naser Korça Drejtor Komunal. Komunal,Hekuran Haziri e shume te tjere. Kjo vetëm pse ne nuk pajtohemi me qeverisjen e tij, vetëm pse duam ujë 24 orë në ditë, vetëm pse duam qytet të pastër, pse duam të jemi qytetarë të barabartë dhe të mos diskriminohemi nga pushteti për shkak të prejardhjes. Vazhdojnë të vijnë fyerjet dhe kërcënimet edhe pse tanimë organet e drejtësisë kanë nisur një procedurë gjyqësore ndaj njërit prej kërcënuesve të kryetarit të LQV-së z.Kushtrim Kadriu.

Shkruan:Gezim Rrustemi LQV

-----