Ballina Lajme Bota/Rajoni Prerje kokash më sharrë, drogë, tortura/ Pamje të tmerrshme nga masakrat e...

Prerje kokash më sharrë, drogë, tortura/ Pamje të tmerrshme nga masakrat e bandës së “El Chapo-s” (FOTO)

88
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Lufta e përgjakshme e drogës në Meksikë ka marrë mijëra jetë, kur rrjetet e tyre filluan të luftojnë forcat qeveritare në vitin 2006.

Sipas mediave të huaja, muajin e kaluar, zyrtarët qeveritarë njoftuan se 61,000 njerëz ishin zhdukur me forcë viteve të fundit, ndërsa dhjetëra mijëra të tjerë janë vrarë.

Këto vrasje nuk u ndalën edhe pse kishte shpresë se dhuna do të zvogëlohej pas arrestimit të kreut të drogës “El Chapo” dhe burgosjes së tij në SHBA vitin e kaluar.

E themeluar në fund të viteve 80-ta, banda e El Chapo u bë një nga organizatat më të mëdha kriminale në botë – sa i përket trafikimit të kokainës, heroinës dhe marijuanës në SHBA.

Që nga ekstradimi dhe burgosja e El Chapo vitin e kaluar, udhëheqja tani është në duar të Ismael “El Mayo” Zambada së bashku me djemtë e tij Ican Archivaldo dhe Jesus Alfredo.

Gjatë historisë së tij të gjatë dhe të përgjakshme, grupi i tij ka rrëmbyer, torturuar dhe masakruar anëtarët e bandave kriminale rivale, për të dominuar në veri-perëndim të Meksikës, shkruan “Telegrafi”.

Në vitin 2010, është shpërndarë një video e El Chapo duke prerë kokën e një rivali me sharrë elektrike.

Sidoqoftë, ai ka ndërtuar edhe marrëdhënie me politikanë dhe ish-armiq, me grupet “The Gulf” dhe “Familia Michoacana”.

Chapo dyshohet edhe për ryshfet prej 2.3 milionë dollarësh ndaj ish-sekretarit për Siguri Publike, Genaro Garcia Luna. Gjithashtu, tetorin e kaluar, anëtarët e grupit të armatosur filluan një sulm ndaj trupave të ushtrisë në qytetin e Cualican pasi ata u përpoqën të arrestojnë Ovidio Guzmán López, një nga djemtë e Chapo-s.

---- ----
----
-----
-----