Ballina Lajme nacionale Premtimet boshe për themelimin e Policisë se Prishtinës

Premtimet boshe për themelimin e Policisë se Prishtinës

8
SHPËRNDAJE

Themelimi i Policisë së Prishtinës vetëm premtim në letër.

Ka më shumë se një vit që kur Ligji për Prishtinën ka hyrë në fuqi, ligj ky që përveç tjerash, prishtinaseve ua mundëson që të kenë edhe Polici të veçantë.

Mirëpo edhe pse ishte paralajmërua që Prishtina brenda vitit të bëhej me Polici komunale, një gjë e tillë nuk ndodhi.

Krejt kjo pasi Ministria e Punëve të Brendshme ende nuk e ka hartuar një udhëzim administrativ për procedurat e themelimit të saj.

Lajmi.net net për një javë ka pritur përgjigje nga Ministria e Punëve të Brendshme, por të njëjtit nuk kanë kthyer ndonjë përgjigje.

Ndërsa në komunën e Prishtinës thonë se procedurat për udhëzimin administrativ hartohen nga niveli qendror.

Përkundër që lajmi.net ka dërguar pyetje në komunë e Prishtinës për më shumë detaje, këta të fundit nuk kanë treguar se kur kryeqyteti do të ketë policinë e saj.

“Udhëzimet administrative hartohen dhe aprovohen nga Ministritë në nivel qendror”, thuhet në përgjigjën e zyrës për informim në komunën e Prishtinës.

Projektligji për Qytetin e Prishtinës përmban gjithsej 10 nene.

Prishtina sipas këtij projektligji, do të ketë spital dhe njësi policore që do të jenë në shërbim vetëm të qytetarëve të Prishtinës.

Pra, Policia themelon Drejtorinë e Policisë për Kryeqytetin, organizimi dhe funksionimi i së cilës rregullohet me Ligjin për Policinë, e cila do të ketë kompetencë vetëm në territorin e Kryeqytetit.

Një drejtori të veçantë të Policisë për kryeqytetin e ka edhe Shqipëria.

Aktualisht, pjesë e saj janë mbi 300 punonjës.

----- ----- ----- -----