Ballina Lajme nacionale Prela: “Dosja 339” më e madhja në historinë e prokurorisë, 74 persona...

Prela: “Dosja 339” më e madhja në historinë e prokurorisë, 74 persona në hetim

37
SHPËRNDAJE

Drejtuesja e prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela deklaroi se hetimet për “dosjen 339” janë kryer nga disa prokurorë. Ajo theksoi se për këtë dosje janë nën hetim 74 persona.

“Duke parë rëndësinë e madhe të çështjesh, numrin e madh të personave në hetim, janë 74 persona hetime. Kjo është dosja më e madhe që ka pasur prokuroria shqiptare në historinë e saj. Numri i personave në hetim pritet të rritet në vijimësi”, tha Prela.

Aktualisht, prokurorët kanë përfunduar hetimet dhe kanë dërguar për gjykim 12 persona, dhe janë në përfundim dhe 6 persona të tjera, për veprat penale të sipërcituar.

Bëmë një parashtrim të përgjithshëm dhe të hollësishëm të asaj çfarë ka ndodhur në lidhje me hetimet e dosjes nr 339/2016, në këto 8 muaj, por dhe më parë për t’u bërë të ditur se nuk mundet askush të anatemojë punën e prokurorëve në këto muaj, kushdoqofshin ata me arsyetimin apo llogjikën se nuk po bëjnë detyrën, po flenë mbi dosje, apo kanë frikë të bëjnë detyrën e tyre.

Kemi zgjedhur të heshtim në debatin e madh që po zhvillohet këto ditë pasi i qëndrojmë bindjes dhe detyrimit tonë ligjor dhe kushtetues që një prokuror i mirë, profesional dhe me integritet flet kryesisht nëpërmjet vendimeve të veta, përmes akteve të ndryshme, mjeteve juridike, pra nëpërmjet punës’, deklaroi ajo.

-----