Ballina Sport Prapaskenat e krisjes Gatuzo-De Laurentis te Napoli, presidenti donte në fushë Rrahmanin...

Prapaskenat e krisjes Gatuzo-De Laurentis te Napoli, presidenti donte në fushë Rrahmanin e jo Hysajn

17
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Situata në klubin e Napolit nuk është aspak e qetë, pasi mungesa e rezultateve, sidomos në kampionat, ka krijuar një krisje të fortë mes presidentit Aurelio De Laurentis dhe trajnerit Rino Gatuzo. Ky i fundit thuaje pas çdo ndeshje pyetet tashmë nëse do të japë dorëheqjen apo do të shkarkohet, pasi marrdhëniet e tij me klubin i cili në fillimin e sezonit po bënte gati rionovimin e kontratës, janë thuajse zero.

Sipas “La Gazzetta Dello Sport”, një nga pikat e krisjes mes palëve, ka qenë qendrimi rreth dy futbollistëve shqiptarë të skuadrës, Elseid Hysajt dhe Amir Rrahmanit. Presidenti dhe trajneri kanë këndvështrim të ndryshëm rreth tyre e për këtë arsye, janë përplasur sa i përket aktivizimit të rregullt në këtë sezon.

Hysaj është një nga të preferuarit e Gatuzos, për faktin e thjeshtë se i jep garanci në prapavijë ekipit si kur luan djathtas, ashtu edhe majtas. Por De Laurentis preferon që si mbrojtësi shqiptar, ashtu edhe Maksimoviç, të mos luanin meqë ishin në muajt e fundit të kontratës së tyre, e të përdoreshin lojtarë të tjerë.

Kështu, ai do të kishte preferuar që të aktivizohej rregullisht Rrahmani, i cili u ble për 16 milionë euro nga Verona, por ka luajtur me pikatore në këtë sezon. Ai u aktivizua vetëm së fundmi pas dëmtimeve të njëpasnjëshme në prapavijë e kjo nuk i ka pëlqyer presidentit i cili ka bërë një investim të rëndësishëm për afrimin e tij dhe do të dëshironte që ta shihte më shpesh në fushën e lojës.

---- ----
----
-----
-----