Ballina Lajme nacionale Prangoset shoferi i një vetura në aksidentin ku mbet i vderku një...

Prangoset shoferi i një vetura në aksidentin ku mbet i vderku një person

9
SHPËRNDAJE

Prangoshet një person për aksidentin e djeshëm ku mbeti i vdekur një person.

Policia e Kosovës njofton se ka prangosur një person si i dyshuar se ka shkaktuar aksident në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë.

Nga ky aksident ka mbetur një person ndërsa dy tjerë janë lënduar.

Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur dje në fshatn Korreticë e lartë afër parkut të biznesit, ku i dyshuari derisa kishte qenë duke e drejtuar automjetin kishte shkaktuar aksident në të cilin aksident kishin qenë të përfshira pesë vetura me targa vendore.

Si pasojë e aksidentit lëndime vdekjeprurëse kishte pësuar viktima vdekjen e të cilit në vendin e ngjarjes e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Si pasojë e aksidentit edhe dy persona tjerë një mashkull dhe një femër kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, kurse i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

-----