Ballina Lajme nacionale Prangoset një polic në Gjakovë, ja ҫfarë ndodhi me tre të tjerë

Prangoset një polic në Gjakovë, ja ҫfarë ndodhi me tre të tjerë

36
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Një polic është prangosur në Gjakovë dhe tre të tjerë janë suspenduar.

Inspektorati Policor i Kosovës në dy raste të ndara ka realizuar disa veprime hetimore në konsultim edhe me prokuroritë kompetente.

Si rezultat i hetimeve të suksesshme, IPK njofton se në njërin rast është prangosur një zyrtar policor kurse në rastin tjetër është dhënë rekomandimi për suspendimin e tre punonjësve të PK-së.

Prangosja i zyrtarit policor është realizuar sot në orët e mbrëmjes ku hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës kanë prangosur një të dyshuar (rreshter policor në Drejtorinë Rajonale të Gjakovës) me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale kanosje.

Arrestimit i kanë paraprirë veprimet hetimore kurse të dyshuarit tashmë të prangosur me vendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë deri në vazhdimin e procedurave të tjera gjyqësore.

Rasti tjetër është realizuar sot në Prishtinë ku IPK-ja ka pranuar informacion se tre zyrtarë policorë kanë qenë të përfshirë në një incident pas një mosmarrëveshje mes njërit tjetrit.

Hetuesit e IPK-së kanë reaguar menjëherë posa e kanë pranuar informacionin dhe të njëjtit janë duke ndërmarrë akoma veprime hetimore në teren konform autorizimeve ligjore të IPK-së dhe konsultimeve nga prokurori kompetent.

Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, IPK ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e tre zyrtarëve policorë të përfshirë si të dyshuar në këtë rast.

---- ---- ----
-----