Ballina Lajme nacionale Prangoset në Shkup bosi turk i drogës Sedat Peker, gjen strehim në...

Prangoset në Shkup bosi turk i drogës Sedat Peker, gjen strehim në Kosovë

109
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Lajmi i Fundit
Prangoset në Shkup bosi turk i drogës Sedat Peker, gjen strehim në Kosovë

Autoritetet e Maqedonisë arrestuan mbrëmë personazhin kontravers turk Sedat Peker.

Ministria e Brendshme e Maqedonisë njoftoi mbrëmë vonë se kishte arrestuar shtetasin turk në Shkup me akuzën e shkeljes së rregullave të qendrimit duke tentuar deportimin e tij për në Turqi.

Por, gjatë procedurave Peker ka thënë se nëse do të deportohej atje mund të përballej me tortura çnjerëzore duke kërkuar transferimin në një shtet tjetër siç është Kosova. Mësohet se Peker është transferuar mbrëmë vonë në Kosovë bashkë me ekipin e tij.

Mediat turke raportojnë se ai kishte zënë prej disa muajsh një hotel në Shkup bashkë me stafin prej 90 vetash dhe ka qenë një sinjalizim nga Turqia që ka vënë në lëvizje autoritetet maqedonase.

Peker akuzohet për një mori veprash penale në Turqi siç janë vrasja, gjobat apo trafiku i drogës.

Ai u largua nga vendi në shkurt të vitit të shkuar duke ndejtur fillimisht në Mal të Zi dhe më pas në Kosovë dhe Maqedoni. Mediat turke raportojnë se Peker ka rivalitet me bosi e njohur të nëntokës turke Aalaatin Çakiçi, i cili sëfundmi ka dalë nga burgu dhe ka mbështetjen e plotë të partisë aleate të Erdoganit në qeverisje, MHP.

Raportohet se Çakiçi është shkaku i arratisjes së Pekerit nga Turqia për në Ballkan ku edhe u arrestua dje me qëllim deportimin për në vendin e origjinës.

Gjatë qendrimit në Kosovë ai ka kryer edhe disa vizita në vend duke takuar madje edhe kryekomunarë si Rufki Suma në Hanin e Elezit apo në komunën e Mamushës, ndërsa ka foto në Prizrën bashkë me stafin që e shoqëron.

Prangoset në Shkup bosi turk i drogës Sedat Peker, gjen strehim në Kosovë
Elda Capani

---- ----
----
----- ----
-----