Ballina Lajme nacionale Prangoset i riu nga Istogu, pasi gjuajti me armë dhe e postoi...

Prangoset i riu nga Istogu, pasi gjuajti me armë dhe e postoi në rrjetet sociale

17
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Postoi në rrjetet sociale duke shtënë me armë.

Policia e Kosovës, konkretisht njësiti policor pranë Stacionit Policor në Istog, gjatë ditës së djeshme ka pranuar një informatë se një person kishte postuar ne rrjetet sociale duke shtënë me armë zjarri.

Pas identifikimit të personit, njësitet e Stacionit Policor Istog, ne koordinim të plotë me Gjykatën themelore në Pejë dega Istog, kanë kryer kontroll-bastisje ne shtëpinë e të dyshuarit A.N. i lindur me 1996 m/k/sh.

“Gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar: një (1) armë automatike AK47 dhe dy (2) karikator të së njëjtës armë, një (1) Pistoletë e tipit M-57 një (1) karkator i së njëjtës armë, pesëdhjetë (50) copë fishek të kalibrit 7.62mm”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit të shtetit u është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh.

---- ----
----
----- ----
-----