Ballina Lajme nacionale Prangoset i dyshuari për vdekjen e 11-vjeçarit në Fushë Kosovë

Prangoset i dyshuari për vdekjen e 11-vjeçarit në Fushë Kosovë

9
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Prangoset i dyshuari për dhun’imin dhe vrasjen e 11-vjeçarit në Fushë Kosovë.

Policia e Kosovës ka arrestuar S.O I cili dyshohet se para një jave ka shkaktuar vdekjen e një të mituri në Fushë Kosovë

Përmes një komunikate, policia bën të ditur se I dyshuari është prangosur mbrëmjen e së martës.

“Rasti i raportuar me datën 11.07.2019 fillimisht është cilësuar si “vdekje e dyshimtë” ndërsa pas veprimeve hetimore dhe operacionale dhe me urdhër të prokurorit të shtetit ky rast është rikualifikuar si vepër penale “vr’asje e rëndë””, thuhet në komunikatë.

Bëhet e ditur se S.O, i dyshuar për veprën penale “vr’asje të rëndë”, me urdhër të prokurorit kompetent është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore.

---- ----
----
-----
-----