Ballina LifeBizare Prangoset hajni që po e terrorizonte qytetarët

Prangoset hajni që po e terrorizonte qytetarët

14
SHPËRNDAJE

Prangoset hajni që po e terrorizonte kosovarët.

Është arrestuar personi i dyshuar për thyerjen e veturës në një parking në Prizren.

Indeksonline kishte publikuar videon nga ky rast ndërsa pas disa orëve njësitet policore kishin identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin

Prangosja ka ndodhur nga policia e stacionit të Fushë Kosovës në Prishtinë.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë Rajonale të Prishtinës.

Sipas saj, personi i arrestuar dyshohet se ka kryer dhjetëra raste të vjedhjeve në lokacione të ndryshme.

I dyshuari është një 30-vjeçar me inicialet F.H.

-----