Ballina Lajme nacionale Prangoset gurbetqari pasi sulmoi policët në Gjakovë

Prangoset gurbetqari pasi sulmoi policët në Gjakovë

43
SHPËRNDAJE

Prangoset gurbetqari pasi sulmoi policët në Gjakovë.

Një person është prangosur nga Policia e Kosovës në Gjakovë për shkak se ka kanosur dhe sulmuar personat zyrtarë.

Lajmin për Reporteri e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj.

“Rreth orës 15:10 në rrugën “Nënë Tereza” na Gjakovë, një patrullë e policisë ka ndaluar një veturë me targa të Zvicrës për shkak të një kundërvajtje. Ngasësi ka sulmuar dhe kanosur personin zyrtar të policisë dhe ai më pas është arrestuar”, ka deklaruar Podrimaj.

Ajo ka pohuar se i dyshuari kishte ulur fëmijën në ulësen e përparme të veturës dhe pasi policia e kishte ndaluar ai ka dalë nga vetura dhe është konfrontuar me policinë

-----