Ballina Lajme nacionale Prangoset Fisnik Lajçi, ja kush e ndihmojë policinë për kapjen e tij

Prangoset Fisnik Lajçi, ja kush e ndihmojë policinë për kapjen e tij

100
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Me ndihmën e qytetarëve është prangosur Finsik Lajçi.

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë prangosur një person i cili ishte në kërkim për pesë vepra penale.

Pas publikimit të fotos së personit në kërkim nga Policia, qytetarët ndihmuan Policinë e Kosovës për prangosjen e personit të kërkuar për pesë (5) raste të veprave penale.

Policia e Kosovës ka njoftuar se Fisnik Lajqi po kërkohej për një rast për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, dy raste për veprën penale “ Përdorim i Ar’mës apo mjetit të rrezikshëm”, si dhe dy raste për veprën penale “ Lëndim i lehtë trupor dhe përdorim i Ar’mës apo mjetit të rrezikshëm”.

Policia e Kosovës falë bashkëpunimit me qytetarë pas publikimit të fotos së personit të kërkuar, ka arritur të siguroj informacion lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit dhe me datë 17.12.2019 është bërë prangosja e tij nga njësitet policore të DRP-Pejë.

I dyshuari i lartcekur është dërguar ne vuajtje dënimi prej 39 muajve në Qendrën Korrektuese Dubravë.

---- ----
----
-----
-----