Ballina Lajme nacionale Prangosen pesë persona për kontrabandim me migrantë, dy prej tyre zyrtarë publikë

Prangosen pesë persona për kontrabandim me migrantë, dy prej tyre zyrtarë publikë

25
SHPËRNDAJE

Policia e Kosovës ka prangosur pesë persona, dy nga ta zyratrë të shtetit, nën dyshimin për kontrabandim me migrantë.

Pas hetimeve të zhvilluara nga Njësitë e Hetimeve të Policisë Kufitare, në magjistralen Prishtinë -Podujevë janë prangosur pesë të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë për shkak se të njëjtit dyshohet që në mënyrë të vazhdueshme për përfitim material kanë kontrabanduar shtetas të ndryshëm nga Qendra për Azil në Magure në drejtim të Serbisë me qëllim të shkuarjes së tyre në vendet e BE-së.

Dy nga të dyshuarit janë punëtorë të sigurimit në Qendrën e Azilit në Magure. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Policia ka hapur rast për ‘kontrabandim me migrantë/ keqpërdorim i pozitës zyrtare’.

-----