Ballina Lajme nacionale Prangosen personat që rrëmbyen një femër në Fushë Kosovë, policia jep detaje

Prangosen personat që rrëmbyen një femër në Fushë Kosovë, policia jep detaje

51
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotshëm në Fushë Kosovë.

Policia e Kosovës ka arritur që të identifikojë dy personat që futën një grua me forcë në veturë në Fushë Kosovë. Ata aktualisht janë duke u intervistuar, derisa sipas hetimeve të zhvilluara deri më tani dyshohet që ky rast të ketë qenë një mosmarrëveshje familjare.

Flora Ahmeti, zëdhënëse në Policinë e Kosovës, ka bërë të ditur dy personat e prangosur për momentin janë duke u intervistuar në stacionin policor.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, sot ka pranuar informatën se në Fushë Kosovë, dy persona të dyshuat kanë future një grua me forcë në një veturë dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Ka qenë aksioni i shpejtë i policisë si dhe bashkëpunimi i ngushtë, me qytetarët dhe mediat reagime këto që kanë rezultuar në identifikimin e shpejtë të personave të përfshirë në këtë ngjarje, të cilët aktualisht ndodhen në stacionin policor ku edhe po intervistohen. Hetuesit policor në koordinim me institucionet kompetente janë duke punuar me qëllim të sqarimit të çdo rrethane që lidhet me këtë ngjarje e cila sipas hetimeve të zhvilluara deri tani dyshohet të jetë një mosmarrëveshje familjare”, ka bërë të ditur Ahmeti.

-----