Ballina Lajme nacionale Prangosen 3 inspektorë të Komunës së Prishtinës

Prangosen 3 inspektorë të Komunës së Prishtinës

24
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Prangosen 3 inspektorë të Komunës së Prishtinës.

Janë prangosur 3 inspektorë të Komunës së Prishtinës, nën dyshimin se kanë shpërdoruar pozitën zyrtare.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, raporton KTV.

Inspektorët u prangosen pas rrëshqitjes së dheut pranë Pallatit të Drejtësisë nën dyshimin për neglizhencë në trajtim të kësaj çështjeje.

Drejtori i inspektoratit në Prishtinë, Adonis Tahiri për KTV-në ka thënë se për këtë çështje është informuar nga mediat.

“Nuk kemi njoftim zyrtar, mbase prokuroria mund te jep me shume detaje” ka deklaruar Tahiri.

Një ditë më parë policia arrestoi pronarin e objektit që është në ndërtim e sipër pranë pallatit të drejtësisë.

Kjo është hera e dytë që rrëshqet dheu në këtë pjesë. Në muajin korrik rrëshqitja e dheut kishte shkaktuar edhe telashe me furnizim me ujë.

---- ----
----
----- ----
-----