

Moderatorja e njohur, Jonida Vokshi, është më e lumtur se kurrë që ditëlindja e saj përkoi pikërisht në këtë ditë.
Kjo për arsyen se është në pritje të ëmbë dhe po pret me padurim që të shohë fytyrën e foshnjës së saj.
Jonida feston sot 34-vjetorin e lindjese për këtë arsye ka ndarë me ndjekësit një foto mjaft të ëmbël të sajën, ku shfaq barkun e rrumbullaksour me një fustan blu pas trupit.
Jonida shkruan se në 34 vite të festuara, sot është më i lumturi sepse Zoti i ka bërë dhuratën më të bukur në jetë, vajzën, që mezi pret t’ia shohë fytyrën.
“Në 34 vite të festuara, sot është më i lumturi për mua, pavaresisht situatës. Zoti më ka bërë dhuratën më të bukur në jetë, ty e vogla ime, që po numëroj ditët për të të parë fytyrën e për të të ndjerë aromën#34yearsold #31weekspregnant”!”, shkruan bukuroshja krahas fotos.