Ballina Showbiz Postoi një video nga shtëpia, ja mesazhi i aktorit të famshëm që...

Postoi një video nga shtëpia, ja mesazhi i aktorit të famshëm që “theu” rrjetin (FOTO)

37
SHPËRNDAJE

Aktori i famshëm, Arnold Schwarzenegger, ka vendosur që të ndajë me fansat e tij në rrjetet sociale një mesazh që të qëndrojnë në shtëpi për shkak të koronavirusit.

Ish-guvernatori i Kalifornisë, postoi një mesazh për kalifornianët që tundohen të kundërshtojnë kërkesat e Guvernatorit aktual Gavin Newsom dhe të dalin në bare, restorante ose kantina, në këtë fazë kërcënbuese të koronavirusit.

“Qëndroni në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur. Dëgjoni ekspertët, injoroni gomerët ballëlartë. Ne do ta kapërcejmë këtë së bashku”, u shpreh ylli i “Terminator” në videon e postuar në “Twitter”.

Nuk ishte e qartë menjëherë se çfarë nënkuptonte ai me “gomerët ballëlartë ” por videoja ku shfaqeshin aktori dhe dy kafshët shtëpiake, kuajt në miniaturë Lulu dhe Uiski, “ka thyer” internetin.

-----