

Një postier është filmuar nga kamerat e vendosur në hyrje të apartamentit teksa godet e më pas i tërheq zvarrë duke i lënë brenda në kuzhinë tre gra, njërën prej të cilave pa ndjenja.
Femrat e sulmuara, të cilat mendohet se janë anëtare të së njëjtës familje, u sulmuan këtë të hënë në Luton të Britanisë.
Nga sa dallohet nga video, personi i veshur si postier goditi gruan që i hapi derën, e më pas godiste edhe dy femrat e tjera që u afruan.
Tre femrat, anëtare të një familje kineze kanë bërë vetë publike videon në një përpjekje për të identifikuar autorin.