Ballina Lajme Portali nga Presheva shpërndan lajmin se Kosova është Serbi e jo shtet...

Portali nga Presheva shpërndan lajmin se Kosova është Serbi e jo shtet i pavarur

624
SHPËRNDAJE

Portali Preshevar Departamenti.com ka shpërndarë një lajm në bazë të projektit të FMN-së për Prodhimin e Brendshëm Bruto për kokë banori në Europ.

Mirëpo skandali i portalit Preshevar në fjalë është se në lajm e përfshiu Kosovën si pjesë të Serbis në hartën e shpërndarë.

Poashtu të dhënat e PBB-së janë llogaritur për Serbinë 7243 dollarë për kokë banori e në këto shifra janë të përfshirë edhe banorët e Kosovës si pjesë e popullatës së Serbis.

Në foto keni edhe hartën ku portali në fjalë e ka përfshirë Kosovën në territor të Serbis, pra sipas hartës e portalit Kosova nuk është ende shtet i pavarur por krahinë e shtetit Serb.

Portali mbetet të prononcohet dhe të shpjegoj a është pakujdesi apo i qëllimshëm ky skandal në kohën ku edhe Lugina e Preshevës dëshiron të bashkohet me Kosovën./BujanociNet/