Ballina Shëndetësi Porosia e studiuesve: Lani dhëmbët kundër demencës!

Porosia e studiuesve: Lani dhëmbët kundër demencës!

17
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Studiuesit e mjekësisë e përcaktojnë pjesën trekëndëshe të fytyrës, pra zonën rreth gojës dhe hundës, ndërkohë si „trekëndëshin e vdekjes”. Ky përcaktim i frikshëm ka si synim të ndërgjegjësojë qytetarët, se nga aty baktere të rrezikshme mund të depërtojnë në tru, nëse një infeksion nuk trajtohet me kohë dhe luftohet. Arsyeja për këtë: Enët e gjakut në këtë pjesë të fytyrës kanë një lidhje direkte me ato në tru.

Infeksionet në gojë, hundë dhe grykë janë veçanërisht të rrezikshme

----

Nëse me duar të palara shtyp një puçërr mbi hundë apo nëse shkul qimet e hundës po me duar të palara një infeksion i mundëshm mund të më shpejt deri në tru, se sa kur pret gishtin. Infeksione të tilla mund të kthehen në rrezik real. Një studim i shkencëtarit, Piotr Mydel nga Universiteti Bergen në Norvegji i publikuar gazeta shkencore Science Advances provon, se ekziston një lidhje mes infeksioneve në mishin e dhëmbëve dhe Alzheimerit. Sa më keq apo më shpesh të harrohet larja e dhëmbëve, aq më i madh është rreziku që më të vonë të harrosh vërtet shumë, zbuloi Mydel, raporton DW.

Larje, larje, larje

Infeksioni i mishit të dhëmbëve përshpejtohet nga krijimi i pllakëzave në dhëmbë. Pllakëzat krijohen, kur dhëmbët pastrohen rrallë dhe jo rregullisht me fije dentare. Pllakëzat përmbajnë baktere që mund të depërtojnë në tru, ku prodhojnë një proteinë, e cila dëmton nervat, thotë studimi. Ky shkatërrim i nervave shkakton humbje të kujtesës dhe çon në fund në Alzheimer, thotë studimi. Bakteret Gingivitis nuk janë të vetmet faktorë për Alzheimer, sipas studimit, por ato rrisin rrezikun e sëmundjeve neurodegjenerative. Ato përshpejtojnë procesin e shpërbërjes. Gati gjysma e popullsisë botërore është bartëse e baktereve gingivitis, thotë Mydel. Por vetëm 10% zhvillon Alzheimer. Përmes larjes së rregullt të dhëmbëve arrihet të merret një masë e rëndësishme parandalimi, sipas studiuesit.

----- ----