Ballina AKTUALE Politikanët ngushllojnë familjen Bilalli dhe Sabedini

Politikanët ngushllojnë familjen Bilalli dhe Sabedini

2206
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Mbrëm ndodhi një aksident tragjik mbi fshatin Lluçan, ku në aksidentë humbën jetën dy të mitur, dhe 4 tjerë u lënduan.

Pothuajse e gjithë Lugina po solidarizohet me familjen Bilalli dhe Sabedini për humbëjen e më të dashurëve të tyre, redaksia jonë ka vequar fjalimin e disa nga politikanët lokalë të komunës së Bujanocit.

Nagip Arifi, kryetarë i komunës të Bujanocit ka shkruar: ” Lajm trishtues që preku zemrat tona !Ndjejmë dhimbje bashkë me familjet e dy të rinjëve që sonte humbën jetën në një aksident trafiku.Të lenduarve tjerë i deshirojmë shërim sa më të shpejtë.

Shqiprim Musliu, zv kryetarë i Komunës Bujanocit ka shkruar: “Të trishtuar dhe me dhimbje të papërshkruar nga vdekja e dy të rinjve të fshatit Lluçan.
Të lutemi që të lënduarit të shërohen sa më shpejtë.
Le të jemi të gatshëm për t’ia zgjatur dorën në çfarëdo lloj ndihme të lënduarve dhe familjarëve të cilët humbën të dashurit e tyre.”

Shaip Kamberi, deputetë popullorë nga komuna e Bujanocit ka shkruar: “Ngjarje e tmerrshme vdekja e dy të rinjëve në fshatin Lluçan. Shuarje shpresë e shkaktim dhembje të jashtëzakonshme jo vetëm për familjet dhe të afërmit e viktimave, por për të gjithë qytetarët e komunës tonë.Allahu i lehtësoftë dhimbjen familjarëve të fëmijëve që humbën jetën. Lutemi që të mbijetuarit të shërohen e t’i përballojnë plagëve.
Shuajb Neziri, Drejtorë i organizatës turistike në Bujanoc ka shkruar: “Dhimbje të madhe na shkaktoj humbja jote o Rexhë. Por, shpirtin e kemi amanet të Zotit, e trupin amanet të tokës.E shpirtin tënd të bardhë, ja dorëzove Atij që ta dha si amanet.Vërtetë syri na loton, e zemra na u ka trishtuar, por ne nuk do të themi vetëm se ato fjalë që e kënaqin Zotin tonë. Të Zotit jemi dhe tek Ai është kthimi jonë.Të takofshim bashkë me Bulentin, atje ku nuk ka më ndarje e ku nuk ka pikëllim, në xhenetin firdeus vlla.Do të të kujtoj përgjithmonë me këto fjalë të bukura nga Kurani, që na i recitove gjatë manifestimit të hatmes në shkurt të këtij viti.
Arbër Pajaziti, ka shkruar: “Në këto momente tejet të rënda, dua të ndaj sadopak dhimbjen me familjet e viktimave të të aksidentuarve nga fshati Lluçan.Vështirë është të gjenden fjalë në këto çaste përveç se asgjë nuk ndodh pa caktimin e Zotit.Ngushëllime dhe Zoti u’a shtoftë durimin!Poashtu lutemi që të lënduarit të shërohen sa më parë dhe të kthehen tek familjet e tyre.

---- ----
----
----- ----
-----