Ballina Lajme Bota/Rajoni Policit në Preshevë i gjenden në shtëpi 21 kilogram drogë

Policit në Preshevë i gjenden në shtëpi 21 kilogram drogë

316
SHPËRNDAJE
Foto: ilustrim / bizlife.rs

Pjestaret e Departamentit të Kontrollit të Brendshëm të Ministrisë së Brendshme të Serbisë arrestuan një polic nga Presheva S.S. (40) në oborrin e së cilit gjetën rreth 21 kilogram marihuanë, thuhet nga njoftimi i lëshuar në mup.gov.rs.

Një polic u arrestua me dyshimin për kryerjen e vepres penale të prodhimit, posedimit dhe qarkullimit të paautorizuar të drogës.

Gjatë bastisjes, në dhomën ndihmëse në oborrin e shtëpisë së tij familjare në afërsi të Preshevës, policia gjeti dhe kapi pesë pako marihuanë me peshë rreth 21 kilogram, thuhet në komunikatën e policisë.

I dyshuari, i cili është anëtar i Drejtorisë së Policisë Kriminale, u arrestua për 48 orë dhe do të dërgohet në Prokurorinë Publike në Nish, ku do të përgjigjet për vepër penale.