Ballina Lajme Bota/Rajoni Policia spanjolle nuk i rreh qytetarët e saj zoti Rama, por i...

Policia spanjolle nuk i rreh qytetarët e saj zoti Rama, por i argëton me muzikë (Video)

59
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Një ditë më parë Rama postoi një video, për të cilën tha sesi vepronte Policisë në Spanjë për të futur në izolim qytetarët. Por, pavarësisht se video ishte një “fake”, gjë që e pranoi edhe vetë Rama, teksa tha se kishte rënë viktimë e “qytetarit dixhital”, në Spanjë e vërteta është krejt ndryshe.

Policia spanjolle nuk i rreh qytetarët e saj zoti Rama, përkundrazi i argëton me muzikë dhe këtë e tregon videoja që shoqëron këtë shkrim.

----

Ndërgjegjësi, jo domosdoshmërisht duhet të jetë me dhunë, e aq më tepër kur sipas Ramës, video ishte në Spanjë, atje ku të Drejtat e Njeriut janë ku e ku me respektimin në Shqipëri.

Në video duken vetë policët, që mbërrijnë me sirena në një lagje me të gjithë njerëzit e izoluar në shtëpi. Janë vetë policët instrumentistë dhe këngëtarë, që argëtojnë qytetarët për ta kaluar këtë situatë me sa më pak stres.

Pas “misionit” me këngë e muzikë, patrullat policore janë nisur sërish në destinacionin e detyrës së tyre.

Vivaaaaaa Mallorca #graciaspolicialocalmallorca 😷😷😪👏👏👏👏❤❤❤❤

Publiée par Sandra Sandrita Sandrusky sur Samedi 21 mars 2020

----- ----