Ballina Lajme nacionale Policia nuk po e gjen vëllain e Xhafer Tahirit pasi Prokuroria nisi...

Policia nuk po e gjen vëllain e Xhafer Tahirit pasi Prokuroria nisi hetimet, a është arratisur ai?

25
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Para pak ditëve është publikuar një video ku shihet vëllai i kryetarit të Vushtrrisë i përfshirë në një skandal.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës – Shyqyri Syla, ka urdhëruar dje Njësinë Rajonale për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit në Mitrovicën e Jugut, që të nisë hetime përkitazi me publikimin e videoincizimit në portalin Indeksonline, publikuar më 03 tetor 2019, e në të cilat incizime pretendohet se dëgjohet Salih Tahiri, i cili është vëlla i kryetarit të Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri.

Kryeprokurori Syla, ka kërkuar nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit në Mitrovicën e Jugut, ndriçimin e këtij rasti si dhe ka kërkuar që kjo çështje të trajtohet me prioritet.

Ndërkohë, Ballkani nga burimet e veta merr vesh se policia nuk e ka gjetur dje në banesën e tij Salih Tahirin për ta investuar dhe se ai nuk është bërë i gjallë që nga dje.

“Policia nuk e ka gjetur Salih Tahirin në banesën e tij kur ka shkuar ta merr në pyetje pas urdhrit të Kryeprokurorit të Mitrovicës për nisjen e hetimeve. Duket sikur është arratisur”, ka thënë një burim.

Ballkani ka tentuar të flas me zëdhënësin e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, mirëpo ai nuk është përgjigjur në telefon.

Po ashtu është tentuar të kontaktohet edhe Xhafer Tahiri, por as ai nuk është përgjigjur në telefonatat tona.

Në videon e publikuar shihet qartë vëllai i Xhafer Tahirit të LDK-së, duke negociuar për dhënien e lejeve ndërtimore në Vushtrri dhe duke marrë para kesh në duar si ryshfet.

---- ----
----
-----
-----