Ballina Lajme nacionale Policia nuk e lejon ndihmësen e Gjuriqit të hyjë në Kosovë, ajo...

Policia nuk e lejon ndihmësen e Gjuriqit të hyjë në Kosovë, ajo reagon ashpër

71
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Sot nuk i është lejuar hyrja në Kosovë ndihmëses së Gjuriqit.

Dushica Nikolliqit, ndihmëses së drejtorit të zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriq, sot i është ndaluar hyrja përmes pikës kufitare në Jarinje.

Kështu ka thënë kjo Zyrë, duke shtuar se dy muajt e fundit përfaqësuesit e kësaj zyre i janë nënshtruar maltretimeve sistematike nga ana e Policisë së Kosovës duke iu ndaluar hyrjen në Kosovë, duke potencuar se me këtë kanë bërë shkelje të marrëveshjeve të arritura në Bruksel, raporton Koha.net.

Kjo zyrë, veprimet e shtetit të Kosovës Kosovës i ka quajtur “egërsi raciste” duke u ankuar se bashkësia ndërkombëtare nuk po reagon ndaj këtyre rasteve.

Më tej, zyra për Kosovën në qeverinë serbe thotë se “Serbia, sikurse edhe deri më tani, do të vazhdojë të gjejë mënyra që të sigurojë funksionimin e institucioneve tona në Kosovë e Metohi”, ndërsa ka shtuar se “për sjelljet agresive raciste të Prishtinës do të informohen të gjitha instancat relevante ndërkombëtare”.

Edhe në fillim të muajit tetor, ndihmësja e Marko Gjuriqit, Dushica Nikolliq nuk ishte lejuar të futej në Kosovë.

---- ----
----
----- ----
-----