Ballina Lajme nacionale Policia në alarm/ Zhduket prej disa orësh i riu në Durrës, kërkime...

Policia në alarm/ Zhduket prej disa orësh i riu në Durrës, kërkime nga toka dhe deti

49
SHPËRNDAJE

Një 31 vjeçar është zhdukur që prej mëngjesit të sotëm, ndërsa paraprakisht dyshohet të jetë mbytur.

Ngjarja në afërsi të plazhit të Currilave në Durrës, ndërsa forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje ndërsa kërkimet janë fokusuar në kërkimet në det.

Denoncimin në polici e kanë bërë shokët që shoqëronin 31 vjeçarin, Doland Molla, banues në Skrapar, të cilët pasi nuk po e gjenin të riun, kanë njoftuar policinë lokale

Policia është vëne në kërkim tokësor dhe detar, por pa mundur ta gjejnë atë.

-----