Ballina Lajme nacionale Policia ndryshon deklaratën/ Tre viktima nga aksidenti tragjik, një vajzë në vdekje...

Policia ndryshon deklaratën/ Tre viktima nga aksidenti tragjik, një vajzë në vdekje klinike

41
SHPËRNDAJE

Policia ka sqaruar mesditën e sotme një detaj mjfat të rëndësishëm lidhur me aksidentin tragjik në Tiranë. Sipas saj, tre janë viktimat e aksidentit, ndërsa e katërta është në gjendje të rëndë, por në momentin e raportimit si e vdekur kishte kaluar në vdekje klinike.

Ja deklarata e Policisë:

Dua t’u sqaroj në lidhje me aksidentin e ndodhur në orët në para të mëngjesit të sotëm. Për shkak të konfuzionit të krijuar nga vetë natyra e aksidentit dhe pasojat që solli, edhe informacioni ka qenë jo i saktë.

Ne njoftimin paraprak është raportuar se kanë ndërruar jetë katër persona, por njëra prej vajzave ndodhur në gjendje kritike për jetën, pasi kur është raportuar se ndërroi jetë kishte kaluar në vdekje klinike.

Drejtues mjeti Arlintin Alia, 32 vjeç nga Puka, në  gjendje të rëndë  për jetën

Bardhok Bibaj. 62 vjeç.Mirditë, ka ndërruar jetë

Valentina Bibaj 54  vjeçe Mirditë, ka ndërruar jetë

Florida Bibaj e bija 22 vjece, ka ndërruar jetë

Xh. Bibaj e bija, 26 vjeçe,  është në gjendje kritike për jetën.

U njoftua nga spitali se ndërroi jetë, por ka kaluar në vdekje klinike dhe tashmë ndodhet në gjendje kritike për jetën në Spitalin Ushtarak.

 

-----