Ballina Lajme nacionale Policia malazeze sekuestron mbi 220 kg marijuanë në liqenin e Shkodrës, në...

Policia malazeze sekuestron mbi 220 kg marijuanë në liqenin e Shkodrës, në pranga dy persona

34
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Lajmi i Fundit
Policia malazeze sekuestron mbi 220 kg marijuanë në liqenin e Shkodrës, në pranga dy persona

Në Malin e Zi, Drejtoria e Policisë njoftoi të hënën rreth një operacioni të policisë kufitare që zbuloi, të dielën një mjet lundrues në liqenin e Shkodrës me tetë thasë të mbushur me 222 kilogramë marijuanë.

Policia malazeze arrestoi dy persona ndaj të cilëve u ngritën kallëzime penale mbi dyshimet për kryerjen e veprës penale të prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve.

“Pas kontrollit të mëtejshëm të terrenit pranë mjetit lundrues, policia lokalizoi dhe arrestoi dy persona me inicialet N.R. dhe M.J., shtetas malazezë.

Dyshohet se këta dy persona kishin për qëllim transportimin e drogës së llojit marijuanë me një automjet që u gjet aty afër”..

Lënda narkotike kontrabandë dyshohet se vinte nga Shqipëria drejt Malit të Zi për të vijuar më tej në drejtim të shteteve të Europës.

Policia malazeze sekuestron mbi 220 kg marijuanë në liqenin e Shkodrës, në pranga dy persona
Zenilda Beqaj

---- ----
----
----- ----
-----