Ballina Lajme nacionale Policia jep detaje për vdekjen e biznesmenit që u gjet i vdekur...

Policia jep detaje për vdekjen e biznesmenit që u gjet i vdekur në banesën e tij

172
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Rreth orës 11:00 pronari i butikut të njohur ‘Charlie-Fashion’, Fehmi Gashi është gjetur i vdekur banesën e tij në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se 42 vjeçari ishte gjendur pa shenja jete nga familjarët në banesën e tij në Lagjen ‘Dardania’ në Prishtinë.

“Më datë 23.07.2019 rreth orës 10:50h, Prishtine (L.Dardania) në banesën e tij nga familjarët është gjetur i vdekur personi F.G.,1977, vdekjen e viktimës e ka konstatuar njësia e Urgjencës Prishtinë në vendin e ngjarjes kanë dale njësite e nevojshme policore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lidhur me veprimet është njoftuar Prokurori kujdestar dhe Njësia e Hetimeve Rajonale.

Edhe pse mësohet se biznesmeni i njohur i ka dhënë fund vet jetës, ende nuk dihen shkaqet dhe prapavijat e ngjarjes. /ORAinfo/

---- ---- ----
-----