Ballina Lajme nacionale Policia jep detaje për operacionin te AKI-ja, ndalohet një person

Policia jep detaje për operacionin te AKI-ja, ndalohet një person

11
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

Policia e Kosovës për portalin rtv21.tv ka njoftuar se operacioni që po zhvillohet afër objektit të AKI-së po bëhet për shkak të një informacioni për një person të dyshuar me një veturë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Sot, 09 tetor 2020, rreth orës 06:15, Policia e Kosovës ka pranuar një informacion se në rrugën Prishtinë drejtimi i Fushë Kosovës, gjendet një person i dyshuar me një veturë. Njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme në vendin e ngjarjes, ku personin e dyshuar e kanë ndaluar dhe shoqëruar në stacionin policor. Në vendin e ngjarjes janë dalë edhe njësitet kompetente policore të cilat janë duke kryer veprimet e mëtejme policore”, ka thënë Kelani.

Rruga në drejtim të Fushë Kosovës është bllokuar, sipas policisë rruga do të jetë e bllokuar derisa të përfundojë kryerja e vendshiqimit të vendit të ngjarjes./21Media

The post Policia jep detaje për operacionin te AKI-ja, ndalohet një person appeared first on RTV21.

---- ----
----
----- ----
-----