Ballina Lajme nacionale Policia ia gjen 10 mijë euro para të gatshme Sali Berishës

Policia ia gjen 10 mijë euro para të gatshme Sali Berishës

19
SHPËRNDAJE

Policia ia gjen 10 mijë euro para të gatshme gjykatësit Sali Berisha nga Peja.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth arrestimit të mbrëmshëm të gjyqtarit në Gjykatën Themelore të Pejës, Sali Berisha.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, gjegjësisht Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, ka pranuar informacione nga viktima, që ka pasqyruar abuzimin e funksioneve gjyqësore, veprime që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit si dhe imazhin e sistemit gjyqësor.

Berisha dyshohet që ka kërkuar një shumë prej 4 mijë eurove, në mënyrë të drejtpërdrejt, në mënyrë që të mos veprojë në pajtim me detyrën e tij zyrtare në cilësinë e gjyqtarit.

Gjatë operacionit policor i dyshuari ka pranuar shumë prej 2 mijë eurove, për të përmbyllur ofertën e precizuar në proces për të finalizuar shumën prej 6 mijë eurove. Pas arrestimit të dyshuarit, në prezencën e avokatit mbrojtës në zyret e e NJRHKEK-së Pejë , i janë gjetur 2 mijë euro.

Me aprovim të prokurorit është kontrolluar banesa e të dyshuarit ku janë gjetur dhe janë sekuestruar edhe një armë zjarri, një karrikatorë dhe dhjetë fishekë, 10 mijë euro, shkresa, aktgjykime dhe procesverbale.

I dyshuari, me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orëve.

Kjo është komunikata e plotë e Policisë lidhur me rastin:

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, gjegjësisht Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, ka pranuar informacione nga viktima, që ka pasqyruar abuzimin e funksioneve gjyqësore, veprime që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit si dhe imazhin e sistemit gjyqësor.

Gjatë procesit të hetimit preliminar janë ndërmarrë masat adekuate për të identifikuar formën e aplikuar më parë të korrupsionit nga i inkriminuari. Në koordinim me Prokurorinë Speciale janë aplikuar praktikat e njohura nga Kodi i Procedurës Penale, duke u mbështetur fuqishëm në një hetim profesional të bazuar në dëshmi.

Gjatë aplikimit të masave hetimore kemi siguruar dyshimin e bazuar se i inkriminuari ka kërkuar realizimin e ofertës, në atë mënyrë që i njëjti kërkon/pranon përfitimin material, (kohë më parë dyshohet se janë dorëzuar nga viktima dhe janë pranuar nga i dyshuari i lartshënuar katër mijë (4.000.00) euro), në mënyrë të drejtpërdrejtë, në mënyrë që mos të veprojë në pajtim me detyrën e tij zyrtare, në cilësinë e gjyqtarit.

Gjatë operacionit policor, të zhvilluar me datën 19 shtator 2019, i inkriminuari ka kërkuar/pranuar shumën prej dymijë (2.000.00) eurove, për të përmbyllur ofertën e precizuar në proces për të finalizuar shumën prej gjashtëmijë (6.000.00) eurove, në lidhje me lëndën/çështjen penale të përmbyllur me aktgjykim kohë më parë. Pas arrestimit i dyshuari është kontrolluar në prezencën e avokatit mbrojtës, në zyrën e NJRHKEK-së Pejë, me ç’rast i janë gjetur në xhep paratë dymijë (2.000.00) euro, të cilat janë përdorur për aplikimin e masës së fshehtë ‘simulim i veprës së korrupsionit’.

Me aprovim verbal të prokurorit, është kontrolluar banesa e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe janë sekuestruar:

• një armë zjarri, tipi Zaza-min, kalibër: 8mm

• një karikator dhe dhjetë (10) fishekë të kalibrit 8mm

• dhjetëmijë euro (10.000.00) euro

• shkresa, aktgjykime dhe proces verbale gjyqësore

Me urdhër të prokurorit special, i dyshuari është ndaluar në qendër të mbajtjes për 48 orë.

-----