Ballina Lajme Bota/Rajoni Policia hungareze u mbyll kufirin/ Emigrantët të indinjuar: Nuk jemi kriminelë, kemi...

Policia hungareze u mbyll kufirin/ Emigrantët të indinjuar: Nuk jemi kriminelë, kemi ikur nga lufta!

30
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Policia në Hungari mbylli përkohësisht një pikë kufitare me Serbinë, pasi rreth 200 emigrantë, përfshirë fëmijë, u mblodhën atje dhe kërkuan të kalojnë kufirin.

“Nuk jemi kriminelë, kemi ikur nga lufta, jo nga uria”, thërrisnin emigrantët gjatë natës së shkuar. Policia hungareze tha përmes një deklarate se pika kufitare Kelebija “është mbyllur përkohësisht, pasi nuk mund të kalohet për shkak të një grupi të madh emigrantësh në krahun e palës serbe”.

Një roje kufitare e Serbisë ndërkohë i tha agjencisë së lajmeve AFP se “rreth 100 emigrantë” kanë pritur paqësisht në territorin mes Serbisë dhe Hungarisë, duke kërkuar nga autoritetet hungareze që t’i lejojnë kalimin.

Ata nuk kanë shkaktuar asnjë problem. Mijëra emigrantë që i janë larguar luftërave dhe varfërisë në Lindjen e Mesme, kanë mbetur të bllokuar në Ballkan, ndërkohë që synojnë të arrijnë në ndonjë vend të Europës Perëndimore.

Autoritetet hungareze kanë ngritur gardhe me tela përgjatë kufirit për të mos lejuar hyrjen e tyre.

---- ----
----
-----
-----