Ballina Lajme nacionale Policia gjobit 400 shoferë për tri ditëm u parkuan keq

Policia gjobit 400 shoferë për tri ditëm u parkuan keq

36
SHPËRNDAJE

Policia e Kosovës ka filluar pastrimin e trotuareve nga parkimet ilegale. Ky aksion ka filluar me 10 qershor kryesisht në qendër të qytetit dhe deri më tani janë shqiptuar rreth 400 tiketa.

Ky mjet i transportit është parkuar në vend jo të duhur. Policia po merr masa.

Veturat të cilat janë parkuar në hapësirat jo të destinuara për parkim, do të gjobiten nga Policia.

Aksioni për gjobitjen dhe konfiskimin e veturave, sipas Policisë bëhet e ditur se ka filluar nga 10 qershori.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, për RTV Dukagjinin, tha se deri më tani janë shqiptuar 400 gjoba trafiku.

“Nga 10 qershori në Prishtinë ka filluar implementimin e planit operativ, ekskluzivisht i paraparë për pastrimin e trotuareve nga parkimet ilegale. Që nga fillimi i implementimit të këtij plani janë shqiptuar rreth 400 tiketa për parkime ilegale kryesisht në qendër të qytetit”, thuhet në përgjigjen e Daut Hoxhës.

Qytetarët thonë se parkimi ilegal po ua pamundëson atyre qarkullimin e lirshëm dhe po rrezikon jetën e tyre.

“Mendoj që po bëjnë gabim, sepse neve këmbësorëve nuk po na lënë hapësira që janë të dedikuara për ne”, shprehet qytetarja Fatlinda Gërguri.

“Nuk është mirë sepse rrezikohet qytetari-këmbësori”, thotë qytetari tjetër Arsim Sahiti.

Ndërsa disa qytetarë të tjerë fajin ua lënë institucioneve, duke thënë se ato nuk po i kryejnë detyrat përkatëse, përcjell Telegrafi.

“Kjo është një punë që po neglizhohet nga Komuna, e cila nuk po reagon pasi rrugët janë shumë të ngushta”, tha qytetari Fatmir Ahmeti.

“Nuk është mirë të lihen veturat në trotuare, por nuk po kanë zgjidhje tjetër pasi vend parkingje nuk po ka, e vetura janë bërë shumë”, thotë Bislim Alshiqi.

“Është e vërtet që veturat po parkohen në trotuare por edhe qytetarët nuk po kanë zgjidhje tjetër. Të gjitha lokalet janë buzë trotuareve. Në hall janë edhe qytetarët edhe policia”, tha qytetari tjetër Nexhmedin Hajzeri.

Ky aksion pritet që të vazhdojë edhe në ditët ne vijim, sipas Policisë, po bëhet në vazhdën e intensifikimit të punës, në forcimin dhe disiplinimin e pjesëmarrësve në trafik, dhe ngritjen e sigurisë.

-----